Këngëtarja Alberita Preni dhe rap-artisti GT kanë sjellë për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.
“Marre” titullohet kënga e re, e cila është ritmike dhe është punuar nga Irkenc Hyka.
Vargjet e tekstit janë shkruar nga Petro Xhori dhe GT.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit PinkMoon Creative.
“Marre” vjen me një klip mjaft interesant, i cili sjell një atmosferë dimërore dhe përshtatet mjaft mirë me këngën.
Bashkëpunimi në fjalë, duket të jetë një sukses i radhës për dy këngëtarët e rinj të estradës. /Telegrafi/