Këngëtarja Alberita dhe rap-artisti i ri GT kanë sjellë për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.
“Fajin vet e ki” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është punuar në studion e producentit Besim Buzuku, i njohur si Chipss.
Teksti është shkruar gjithashtu nga Chipss dhe GT.
Kënga është publikuar në YouTube në versionin audio me tekst, ndërsa pritet të pëlqehet nga publiku. /Telegrafi/