Telegrafi

Albërie proteston para ambasadës serbe në New York, kërkon lirimin e Haradinajt (Foto/Video)

Qindra shqiptarë kanë protestuar para ambasadës së Serbisë në New York.

E gjithë kjo pas arrestimit të Ramush Haradinaj, lideri i AAK-së që po mbahet në paraburgim në Francë.

Në këtë protestë ishte edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, e cila e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram.

Vlen të theksohet se ajo ka marrë edhe fjalën në këtë protestë dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Haradinajt, i cili është arrestuar me urdhër-arrest të Serbisë. /Telegrafi/