Site icon Telegrafi

Albërie Hadërgjonaj shënon sukses me klipin e ri

Ajo bëri bujë të madhe gjatë ditëve të kaluara kur zbuloi se e kishte tradhtuar gjithmonë bashkëshorti.

Albërie Hadërgjonaj ka sjell ditë më parë projektin më të ri muzikor në tregun shqiptar.

“Leje, leje”, titullohet kënga e re e këngëtares, të cilin e ka shoqëruar me një videoklip që e sjell të freskët atë.

Max Production u përkujdes për xhirimin e klipit tejet atraktive të realizuar një pjesë në një jaht.

Kledi Bahiti dhe vetë këngëtarja janë kujdesur për tekstin e këngës si dhe instrumentalin muzikor.

Deri më tani klipi është parë mbi 47 mijë shikime në YouTube.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjellin gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version