Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj, ka postuar së fundmi një video paksa të frikshme në Instagram.
Ajo ka qenë në varrezat e kafshëve për të vizituar qenin e saj të ndjerë Lushin.
Këngëtarja e njohur ka bërë video në varreza, teksa në sfond ëgjohen të qarat e saj. Bashkangjitur videos këngëtarja ka shkruar, “Më mungon shumë Lushi”.
Por pavarësisht lidhjes së fortë që njeriu ka me kafshët, disa prej fansave të saj, i kanë komentuar se nuk është aspak e përshtateshme të postojë në rrjetet sociale video të tilla. /Telegrafi/