Telegrafi

Albërie Hadërgjonaj: Nuk kam qenë mirë këto ditë, por nuk e kam bërë testin

Albërie Hadërgjonaj (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi ka ndarë me fansat e saj disa video në Instagram, përmes të cilave tregon se nuk ka qenë mirë këto ditë, por që nuk i është nënshtruar testit.

E njëjta shfaqet duke ecur gjatë rrugës, pasi thuajse të shumtën e kohës e kalon me aktivitete të ndryshme fizike.

Albërie Hadërgjonaj (Foto: Instagram)

“Avulli dhe shumë çaj me limon e ginger është shkatërruesi i këtij virusi”.

“Sapo mbarova rutinën e ditës, paçka që kalova një grip, nuk jam testuar, nuk kam qenë mirë këto ditë, megjithatë, ushqehuni mirë, aktivitet fizik dhe nuk do keni asnjë lloj problem”, ka thënë mes tjerash Hadërgjonaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Albërie Hadërgjonaj

Përkundër viteve, 44-vjeçarja po vazhdon të jetë në formë të mahnitshme dhe i kushton një kujdes të posaqëm fizikut të saj.

Albërie Hadërgjonaj (Foto: Instagram)

Si shumë nga artistët e tjerë, edhe Albëria ka pezulluar aktivitetet e saj muzikore për shkak të pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/