Një takim i ish-Presidentit të SHBA-ve me komunitetin shqiptar në Bronx nuk kishte se si t’i ikte këngëtares Albërie Hadërgjonaj.
Ajo nuk ka munguar në këtë takim ku i pranishëm ka qenë Bill Clinton e kongresmeni Eliot Engel me synimin për mbledhje votash nga komuniteti shqiptar për kandidaturën e Hillary Clinton si e para e SHBA-ve.
Në një foto ku shihet përkrah Billit, Albëria është shprehur mirënjohëse për rolin e tij në vitet kritike të spastrimit etnik të shqiptarëve gjatë viteve 1998/99.
‘Emocion dhe mirënjohje për njeriun që e deshti dhe e përkrahi deri në fund luftën ne Kosoves. Faleminderit nga zemra @Bill Clinton’ – ka shkruar këngëtarja në shkrimin pak të koklavitur.
Megjithatë, votën për Hillari sigurt se do e ketë dhe kjo është me rëndësi.