Site icon Telegrafi

Albërie Hadërgjonaj: Jam pjeshkë, nuk bëj punë shtëpie

Albërie Hadërgjonaj ishte një nga të ftuarat e emisionit të dytë të emisionit “Thumb” dhe I është përgjigjur disa pyetjeve lidhur me jetën e saj private dhe për klipin e ri, “Sa her m’ke dasht”.

Duke marrë shkas se këngën e këndon me dhimbje dhe në klip duket mjaft moskokëçarëse , ajo fillimisht u pyet nëse është më mirë me “të” apo pa “të”.

“Sigurisht që më mirë pa të. Nuk kam pasur kurrë nevojë për të apo për askënd për të vazhduar jetën. Kam punuar vetë gjithë këto vite dhe i kam rritur fëmijët me mundin dhe lodhjen time e s’kam pasur kurrë nevojë për ndihmën e tij”, përgjigjet këngëtarja.

Më pas, “Thumb” u mundua të zbulonte se sa amvisë e mirë është Albërija duke e pyetur nëse bën punë shtëpie. Ajo u përgjigj shumë shkurt dhe qartë: “Pjeshkat nuk bëjnë punë shtëpie”.

Të themi të drejtën, prisnim një përgjigje diplomatike, por ajo zgjodhi të jepte një përgjigje të sinqertë.

Exit mobile version