Këngëtarja e mirënjohur, Albërie Hadërgjonaj në emisionin “Top Show Magazine”, ka rrëfyer të pathëna nga jeta personale.
Albëria ndër të tjera në emision ka folur edhe lidhur me tradhtinë bashkëshortore, tashmë që prej vitesh i ka dhënë fund martesës me babanë e dy vajzave të saj.
Ajo ka treguar se ka pasur një martesë që e ka dashur shumë, mirëpo tha se bashkëshorti e ka tradhtuar gjithmonë.
“Ai ka dashur të më lërë që kur u martuam” , ka thënë Albëria, por më tej rrëfeu se pavarësisht plot 19 viteve martesë, nuk kanë qenë bashkë, sepse kanë jetuar gjithmonë të ndarë.
“Kam pasur një martesë që e kam dashur shumë, ai më ka tradhtuar gjithmonë, absolutisht po. Isha e vogël dhe nuk kisha eksperiencë jetë”, tha Albëria.
“Ai ka jetuar në Rusi, Çeki, pastaj 7 vjet ishte i arrestuar, unë nuk kam jetuar me atë njeri kurrë. Bëra vajzat dhe kaq”, ka thënë Albëria.