Artistja e mirënjohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Goca & Gra” në Top Channel.
Ndër të tjera, Albëria ka folur sërish për mbesën e saj, këngëtaren Beatrix Ramosaj dhe eksperiencën e saj në Big Brother VIP.
Ajo u shpreh se të gjithë kanë përfituar nga Beatrix, teksa sipas saj historia u bë shumë e madhe dhe doli jashtë kontrollit.
Ndërsa, Albëria zbuloi gjithashtu se bashkë me Beatrix janë në përgatitje të një ‘EP’ ku gjithashtu do të jetë e përfshirë një ‘remake’ e këngës “Lozonjare”.
“Beatrix të gjithë e panë sa e butë, e çiltër e naive është. Por ka dhe një karakter të fortë. Ka kohë që i kam bërë një EP. Dua ta sjellë atë që ka kaluar në etapa. Është momenti i saj sepse kanë përfituar të gjithë nga ajo. Mendoj se historia e ‘Big Brother’ u bë shumë e madhe dhe doli jashtë kontrollit. Beatrix përveç se është e brishtë, është pa eksperienca”, tha këngëtarja.
“Të gjithë njerëzit rriten nga eksperiencat dhe kjo nuk ishte ndonjë gjë e madhe. Jeta është një dhuratë që na e ka dhënë Zoti dhe duhet ta shikojmë dhe jetojmë çdo ditë. Nëse një burrë nuk të respekton ai nuk të meriton. Këngët janë gati dhe një ndër to do jetë edhe remake i “Lozonjares”, u shpreh Albërija.
Kujtojmë që gjatë qëndrimit në shtëpinë e BB VIP, Beatrix krijoj një lidhje dashurie me aktorin Donald Veshaj, me të cilin u nda menjëherë pas përfundimit të spektaklit.
Donaldi tashmë thuhet se është ribashkuar me moderatoren Bora Zemani, ndërkohë Beatrix në një postim të fundit tha se është beqare dhe e fokusuar tek vetja./Telegrafi/