Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj ishte e ftuar në emisionin e radhës të Luana Vjollcës “Zemër Luana”.
Përgjatë emisionin, Albëria iu është përgjigjur edhe disa pyetjeve rreth jetës personale pa lënë anash edhe mbesën e saj, këngëtaren Beatrix Ramosaj.
E pyetur se si duhet të jetë partneri i ardhshëm i Beatrix, Albëria u shpreh duke thënë se ajo është një vajzë e pastër dhe si e tillë e meriton një burrë që ka vlera njerëzore dhe e vlerëson.
“Një djalë me vlera njerëzore sepse Trixa nuk mund të them që është naive budallaqe, por është e pastër si kristali, ajo e do një njeri që ka vlera njerëzore dhe e vlerëson një vajzë të edukuar dhe pa sherre dhe ato dreqnitë që i kanë shumica e femrave. Një burrë, jo legen”, u shpreh Hadërgjonaj.
Kujtojmë që Beatrix për muaj të tërë ishte në qendër të vëmendjes për shkak të historisë së shkurtër të romancës me aktorin Donald Veshaj dhe deklarata e Hadërgjonaj u duk si një thumb drejt tij.
Beatrix dhe Donaldi ishin banorë të Big Brother VIP dhe pikërisht aty nisi një lidhje që përfundoi menjëherë pas mbarimit të ‘Reality-show’-t.
Teksa Beatrix po e mban larg syrit të publikut jetën private, Donaldi tashmë është rikthyer në krahët e moderatores Bora Zemani. /Telegrafi/