Bukuroshja me famë botërore, Kylie Jenner, ka publikuar javë më parë një video 20 minutëshe në YouTube me titull “Një ditë në jetë”.
Në këtë video, Jenner tregon se si e nis ditën e saj, si e vijon dhe si e përfundon një ditë të zakonshme.
Mes angazhimesh në kompaninë e kozmetikës dhe takimet me nënën e saj, Kylie gjen kohë edhe për shoqëri.
Në video, ajo shfaq momentin kur shoqëria i organizuan festë befasi grimerit të saj të besuar, Ariel Tejada.
Pjesë e kësaj mbrëmje ishte edhe këngëtarja shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjersa pjesë e festës ka qenë edhe nëna e saj, këngëtarja e madhe Albërie Hadërgjonaj.
Në videon që jenner ka ndarë me fansat e saj, shfaqet edhe momenti i takimit të saj me Anxhelinën në festë, teksa në fund të mbrëmjes realizojnë një “video selfie” të gjithë së bashku.
Duket se duke qenë pranë Arielit, Anxhelina ka filluar tashmë të krijojë miqësi me disa nga yjet në Hollywood. /Telegrafi/