Site icon Telegrafi

Albëria thotë se merr oferta nga meshkuj të rinj (Video)

Albërie Hadërgjonaj ka qenë mysafire në emisionin n’Kosovë Show, ku ka folur për jetën private dhe karrierën.

Këngëtarja ka thënë se është mbi dy dekada e gjysmë në skenë, meqenëse e do shumë muzikën dhe se do të vazhdojë të merret me të.

Lexo po ashtu Albëria vë në plan të parë gjoksin (Video)

Nikoqiri e ka pyetur edhe për faqet e thashethemeve që e përfolin gjoksin e saj, ‘gjyshja më seksi’ është shprehur se mediat po i zmadhojnë paksa gjërat.

Në pyetjen se a do të martohet ndonjëherë, gjyshja më seksi shqiptare ka deklaruar që nuk e ka njëherë në plan, përkundër ofertave të mëdha që merr, madje edhe nga djemtë e rinj.

Intervistën e plotë të Albëries mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/

Exit mobile version