Alberie Hadërgjonaj ka paralajmëruar projektin e saj të radhës, i cili do të vijë së shpejti.
Në fotografitë e postuara në llogarinë e saj personale Instagram, ajo vjen krejtësisht ndryshe.
E veshur nga kreatori Joni Peci, këngëtarja ka vënë në pah linjat e saj trupore, super në formë. E mbuluar në gurë dhe me kurorë me perla, ajo pasqyrohet si një braziliane e vërtetë.
Edhe përkundër moshës dhe faktit sa ajo tashmë është edhe gjyshe, paraqitja e Alberies nuk njeh moshë. /Telegrafi/