Telegrafi

Albena Reshitaj infektohet me COVID-19, thotë se simptomat iu shfaqën pas seancës që u mbajt të premten

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka njoftuar se është infektuar me virusin COVID-19.

Reshitaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se simptomat kanë filluar të shfaqen pas seancës së Kuvendit që u mbajt të premten.

“Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv. Deri në testimin tjetër pas një kohe të përcaktuar sipas protokollit unë do të qëndroj e izoluar në shtëpi”, ka shkruar Reshitaj.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, miq e kolegë,
Që nga fillimi i Pandemisë jam përpjekur të zbatoj masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore dhe vazhdimisht kam bërë ftesë për zbatimin e tyre.
Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv.
Deri në testimin tjetër pas një kohe të përcaktuar sipas protokollit unë do të qëndroj e izoluar në shtēpi.
Dua edhe një herë ti bëjë ftesë të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse, të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet aty ku nuk ka kushte dhe ku nuk respektohen masat e rekomanduara nga IKSHPK.
Të rritet përkushtimi dhe disiplina sa nuk është bërë tepër vonë. /Telegrafi/