Telegrafi

Albena Reshitaj aderon në AAK, emërohet nënkryetare e partisë

Ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ish-nënkryetarja e Aleancës Kosova e Re, Albena Reshitaj, ka aderuar sot zyrtarisht në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Kështu është bërë e ditur në një konferencë për media nga nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

Ai para mediave tha se Reshitaj është emëruar nënkryetare e AAK-së.

Albena Reshitaj tha se ndihet e nderuar të jetë pjesë e AAK-së.

“Sot kam aderuar në AAK. Jam emëruar nënkryetare e partisë. Ndihem e nderuar të jem pjesë e kësaj shtëpie të madhe. Besoj në AAK dhe vendimet që ka marrë kjo parti dhe Ramushi, dhe Kosova ka nevojë për një parti që në rend të parë ka popullin, atdheun e më pas të tjerat”, ka deklaruar Reshitaj./ Telegrafi/