Fabrika e njohur e mobileve, ALBED, tashmë po pasuron edhe tregun evropian me mobiljet e standardit ndërkombëtar.
Se prodhimet e sipërmarrjeve të Kosovës janë të një niveli ndërkombëtar, e dëshmon edhe një herë suksesi i radhës i kompansië ALBED.
Një hotel në Gjermani është mobiljuar i tëri nga prodhimet e Kosovës, gjegjësisht nga kompania ALBED.
Kjo është një tjetër dëshmi për kualitetin e jashtëzakonshëm të punëve, që përfshin kualitetin, materialet dhe dizajnet trendi të kohës.
ALBED filloi punën në vitin 1990 dhe u rrit bashkë me Kosovën, përkundër vështirësive, ndërsa sot eksporton edhe në Evropë.
Kompania ka krijuar brendin Veseli ku me një bashkepunim ambicioz me dizajnerin italian Mantovani ka prodhuar një pamje të freskët, inovative dhe autentike.
ALBED me seli në Kosovë zotëron dy dyqane me një hapësirë totale prej 4.500m2 ndërsa dhe një shoëroom super-modern me një sipërfaqe 5.500m2 do të jetë së shpejti i gatshëm për publikun. .Si e tillë kjo fabrikë tashmë është konkurrente edhe në tregun evropian të mobileve.