Site icon Telegrafi

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Shqiptarët në Zvicër tashmë kanë mundësi të pajisen me mobilie moderne dhe cilësore falë hapjes së showroom-it të dytë të Albed në bashkëpunim me General Swiss Service, kësaj radhe në Gjenevë.

Ky bashkëpunim, që synon t’u sjellë shqiptarëve më pranë kuzhinat, dhomat e gjumit dhe mobilie të tjera cilësore, u kurorëzua më 19 janar me hapjen zyrtare të showroom-it të ri.

Ngjarja mblodhi personalitete të shquara nga diaspora, të cilët festuan këtë arritje të rëndësishme për bizneset shqiptare.

Showroom-i ofron një gamë të gjerë mobiliesh moderne dhe funksionale, të shoqëruara nga një ekip konsulentësh dhe dizajnuesish të kualifikuar.

Ekspertët janë të përkushtuar të ndihmojnë klientët në zgjedhjen e mobilieve ideale, duke siguruar që çdo blerje të jetë një përvojë e këndshme dhe një hap drejt realizimit të ambienteve të ëndrrave të tyre.

Kjo iniciativë e re nga Albed dhe General Swiss Service jo vetëm që afron mobiliet cilësore më pranë komunitetit shqiptar në Zvicër, por gjithashtu dëshmon fuqinë e bashkëpunimit dhe suksesin e bizneseve shqiptare jashtë vendit.

Kujtojmë që vitin e kaluar, Albed hapi një showroom të kuzhinave, në Bern të Zvicrës, bashkë me Nova Küchen.

Exit mobile version