Site icon Telegrafi

Albawings, si mundësi dhe qasje në industrinë e fluturimeve

Albawings është kompania e fluturimeve që ofron mundësi zgjedhjeje për udhëtarët që fluturojnë nga Shqipëria drejt vendeve të Evropës. Lidhjet kryesore janë me disa aeroporte të Italisë, por vizioni i kompanisë ajrore të njohur si Albawings (Krahët e Shqipërisë) është shtrirja e fluturimeve në destinacione të tjera si Angli, Gjermani etj.

Kufizimet e imponuara nga pandemia në çdo aspekt të jetës tonë dhe ndryshimet e vazhdueshme të rregullave, sollën padyshim kaos në tregun e fluturimeve në dy vitet e fundit në mbarë botën. Një kaos që nuk mund të ndërpresë, por përkundrazi ka nxitur garën dhe rritur mundësitë për operatorë të rinj e të vjetër të këtij tregu. Futja në treg e kompanive ajrore me kosto të ulët, e vendosi udhëtarin përpara zgjedhjesh të reja. Konkurrenca në kushte pandemie dhe në një botë që ndryshon në mënyra të paimagjinueshme, ka nxjerrë në plan të parë ata që dinë të fitojnë.

Ata që jo vetëm i mbijetuan kaosit, por që ofruan shërbime cilësore dhe gjithmonë në mbështetje të konsumatorit të tyre. Këto kompani mbeten zgjedhje e një konsumatori të zgjuar, që e di çfarë kërkon nga eksperienca e tij e udhëtimit.

Italia hap kufijtë. Albawings, kompania ajrore që lehtëson udhëtimin 

Lajmi për hapjen e kufijve dhe lehtësimin e masave të udhëtimit drejt Italisë edhe për turistët shqiptarë, është një nga lajmet më të bukura dhe të shumëpritur për këdo. Ardhja e pranverës dhe çdo hap afër përfundimit të pandemisë, priten të shoqërohen me një rritje të dëshirës për të udhëtuar, për të bërë plane dhe kaluar kohë me njerëzit e afërt. Italia, vendi më i dashur për gjithë shqiptarët, është stacioni i parë i ndalesës post-pandemike. Për arsye që dihen, destinacionet e Italisë janë në krye të listës së udhëtimeve të ndoshta çdo shtetasi shqiptar. Po ashtu dhe ofertat dhe destinacionet janë të shumta dhe të ndryshme.

Albawings përfaqëson një potencial të madh për udhëtarët që duan të fluturojnë drejt Italisë dhe anasjellas. Ja disa nga arsyet:

Ajo që e quajmë “industria e ajrit” është dhe do të jetë gjithmonë në kërkim të modeleve që jo vetëm ofrojnë zgjidhje, por që mbeten zgjedhje e përhershme e çdo lloj pasagjeri. Albawings përfaqëson një përmbushje të gjithë kritereve që imponon kjo industri.

Ndaj, një biletë me Albawings për në “Bel Paese” siç i referohemi shpesh Italisë, jo vetëm nuk është kurrë e tepërt, por duke filluar nga marsi është një domosdoshmëri për çdo shqiptar!

Për informacione për ofertat dhe destinacionet, kontaktoni www.Albawings .com 

Exit mobile version