Site icon Telegrafi

Albatriti mohon çmimin marramendës të veshjes së tij (Foto)

Një fotografi e publikuar ditën e djeshme nga Albatrit Muçiqi bëri që këngëtari të jetë ndër më të përfolurit e medias rozë.

Kjo pasi që bluza “Philipp Plein” që ai kishte veshur sipas tyre kishte një çmim marramendës dhe kushtonte deri në 900 dollarë.

Por del që kjo të mos jetë e vërtetë pasi artisti për Telegrafin mohoi që bluza e tij ka një çmim të tillë.

“Në fakt nuk e kam blerë vetë, e kam dhuratë, por e di që nuk kushton aq shumë, pasi çmimi saj është 100 euro”, tha Albatriti duke thënë se ai nuk do të shpenzonte kurr aq shumë në garderobë.

Ndryshe sa i përket projekteve muzikore, këngëtari tha se është në përgatitje të dy këngëve të reja duke zbuluar se njëra nga to është duet dhe do të publikohen së shpejti./Telegrafi/

Exit mobile version