Edhe këngëtari Albatrit Muqiqi i është bashkangjitur artistëve tjerë që kanë risjell hite të vjetra shqiptare ne versione të ripërpunuara.
Albatriti i ftuar në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini thotë se kënga është pëlqyer nga fansat dhe sipas tij kjo është më rëndësi.
Këngëtari pos kësaj kënge thotë se tashmë ka përfunduar një baladë që titullohet “Fotografi”, e cila sipas tij do të vij për publikun brenda tri ditësh.
Albatriti ka zbuluar edhe një sekret të prindërve, që thotë se kanë bërë bashkë një këngë shumë të mirë.
“Këngën e tyre e ka kompozuar Virusi dhe besoj se do të jetë një rikthim i fuqishëm i tyre”.
Albatriti është djali i çiftit të famshëm të këngëtarëve Merita Spahiu dhe Nysret Muqiqi me të cilët thotë se këndojnë shpesh në dasma. /Telegrafi/