Telegrafi

Albanian Star vjen me audicione në mbarë trojet shqiptare (Video)

Spekaktli i ri i talentëve të këndimit, Albanian Star, i cili do të fillojë shumë shpejt transmetimin, tashmë ka hapur aplikimet për audicione në të gjitha qytetet.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, spektakli i talentëve të këndimit ka konfirmuar se do të mbajë audicionet në të gjitha qytetet kryesore shqiptare.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Albanian Star

Në jurinë e audicioneve pritet të jenë emra të njohur të skenës së muzikës.

Spektakli do të transmetohet nga data 10 qershor në RTK, Vizion Plus dhe Alsat M si dhe do të jetë gjithëpërfshirës për shqiptarët nga anë e mbanë bota. /Telegrafi/