Telegrafi

Albani sërish iu drejtohet fansave pas koncertit në Prishtinë: Mbrëmë u dëshmua se dashuria gjithmonë triumfon

Alban Skenderaj ka pasur një performancë fantastike në Kosovë.

Këngëtari është kthyer edhe me një koncert në kryeqendrën kosovare të Prishtinës, ku ka mbajtur një koncert fantastik në sallën e sporteve “1 Tetori”.

Një numër i madh i fansave ishin mbledhur për ta dëgjuar idolin e tyre, i cili edhe njëherë nuk i zhgënjeu.

Ai përmes llogarisë personale në Instagram gjatë ditës së sotme ka falënderuar të gjithë fansat që ishin të pranishëm në koncert.

“Mbrëmja e djeshme ishte dëshmia se dashuria gjithmonë triumfon, se arti është pasuria më e madhe që kemi! U punua kaq shumë për këtë koncert, por nuk është asgjë para asaj që ju më dhuruat mbrëmë. Jam realisht pa fjalë! Ju jam përgjithmonë mirënjohës! Faleminderit Prishtinë, faleminderit Kosovë, faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Albani në rrjetet sociale krahas një disa videove të performancës së tij.

Lexo po ashtu Albani dhe Miriami ndajnë lajmin e gëzuar me publikun në Prishtinë - ata do të bëhen sërish prindër

Kujtojmë se para se të performonin këngën ‘Dhurata’, të cilën ia dedikuan vajzës së tyre, Amelia, Albani dhe Miriami treguan se do të bëhen prindër për herë te dytë.

Ndryshe, koncertin e Albanit në Prishtinë e kanë përcjellë afro 3.000 fansa të muzikës së tij. /Telegrafi/