Site icon Telegrafi

Albani dhe Ledri bashkojnë forcat për një super-projekt, lansojnë këngën “Nuk ekziston”

Alban Skënderaj dhe Ledri Vula, dy artistë të zhanreve të ndryshme, kanë bashkuar forcat për një super-projekt muzikor.

Dyshja kanë publikuar këngën që titullohet “Nuk ekziston”.

Ndonëse dy artistë me stile të ndryshme, Albani dhe Ledri sollën një prurje të freskët dhe projekti është pritur mirë edhe nga adhuruesit e tyre.

Në vetëm pak orë, kënga mori komente të shumte pozitive në platformën YouTube.

Kënga, një baladë disi ritmike, ngërthen një tematikë tejet të veçantë dhe emocionale.

Ky bashkëpunim mes dy figurave që kanë lënë gjurmë në karrierat e tyre, kombinon eksperiencën e Albanit në baladat e tij të dashura, dhe energjinë karakteristike të Ledrit, njëri nga reperët më të njohur të industrisë tonë muzikore. /Telegrafi/

Alban Skenderaj x Ledri Vula - NUK EKZISTON

Exit mobile version