Këngëtarja Albana Billali njihet për mënyrën e saj të veçantë të të kënduarit.
Ajo ka prezantuar së fundmi për publikun projektin e saj më të ri muzikor me titull “So long”, që përkthyer në shqip do të thotë “Kaq gjatë”.
Kënga është e zhanrit soul dhe jazz, që njëherësh janë edhe ndër zhanret kryesore në të cilët Albana këndon.
Për projektin, Albana ka bashkëpunuar me producentin Hayden Chisholm në HillRiver Studios.
Këngës “So long”, ajo ia ka bashkangjitur edhe një klip, i cili është mjaft i thjeshtë dhe i përshtate tematikës së këngës. /Telegrafi/