Telegrafi

Albana Osmani zgjeron aktivitetin humanitar edhe në Bosnje, merr mbështetjen e kryetarit të Sarajevës

Albana Osmani është një ndër moderatoret më të mira shqiptare dhe jo vetëm kaq.

Ajo ka kohë që ka nisur një fushatë në ndihmë të njerëzve në nevojë duke themeluar një fondacion të quajtur “Ti je një luledielli”.

Bukuroshja shqiptare ka pasur një numër të madh të aktiviteteve teksa ka marrë mbështetjen e shumë njerëzve të njohur.

Së fundi, zeshkania ka qëndruar në kryeqytetin e Bosnje-Herecegovinës, Sarajevë, ku ka takuar personalitete publike.

Ndër të tjerash, Albana është takuar edhe me kryetarin e kryeqytetin boshnjak, Abdulah Skaka, të cilit i ka dhuruar një fanellë.

Lexo po ashtu Edhe "Miss New York 2018" mbështet iniciativën e Albana Osmanit, "Ti je një luledielli"

“Faleminderit kryetarit të Sarajevës, Abdulah Skaka për mbështetjen e ‘Ti je një luledielli’ për fëmijët e Bosnje-Hercegovinës”, ka shkruar ajo.

Ndryshe Osmani pos angazhimeve humanitare, do ta shohim edhe në ekranet tona televizive me emisione të ndryshme. /Telegrafi/