Telegrafi

Albana Osmani thyen kufijtë me “Ti je një luledielli”

Albana Osmani ka muaj që ka filluar një iniciativë humanitare, e cila po mbështetet anembanë globit.

“Ti je një luledielli”, fillimisht filloi në trojet shqiptare, ku përmes saj synohet të grumbullohen para që do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve.

Kësaj kauze i janë bashkuar disa fytyra të njohura shqiptare, duke përfshirë dy kryeministrat shqiptar, Edi Rama i Shqipërisë dhe Ramush Haradinaj i Kosovës.

Por tashmë iniciativa e bukuroshes shqiptare ka arritur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Albana ka bërë të ditur se edhe Miss New York-u, Genesis C. Suero tashmë ka blerë bluzën me luledielli.

Gjithashtu vlen të theksohet se kësaj nisme i është bashkuar edhe fotografi i famshëm shqiptar Fadil Berisha si dhe ambasadorja e Kosovës në New York, Teuta Sahatçiu.

Ndryshe, Albanën do të vazhdojmë ta shohim në ekranet televizive shqiptare edhe në vitin 2018. /Telegrafi/