Telegrafi

Albana Osmani konfirmon se do të luajë në një film hollivudian

Albana Osmani ka konfirmuar shkrimet në media se do të jetë pjesë e një filmi hollivudian.

“As nuk kisha ëndërruar ndonjëherë, por u bë realitet! Ndërsa do të ulesha në kafe me miken time të shtrenjtë, Donika Bardha, u gjendëm pranë producentëve të Hollywoodit, në të njëjtin ambient”.

“Ata na përshëndetën! Dhe më pas më kërkuan një takim. Pak ditë më vonë, më bënë edhe ofertën për të qenë pjesë e filmit ‘Lazarat Burning’! Mercury Films… Hollywood…”.

“O Zot, nuk u besoja dot veshëve. Kjo ishte ëndrra që po shikoja me sytë hapur! Tani jam e lumtur t’ju vë në dijeni që kam nënshkruar kontratën dhe mezi pres të jem pjesë e ekranit të madh të kinemasë!”, ka shkruar Albana.

Është raportuar se pjesë e këtij filmi do të jenë edhe Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi e Blerim Destani, dhe tre emra tjerë të njohur të fushës së filmit. /Telegrafi/