Site icon Telegrafi

Albana Osmani del në “shitje” (Foto)

Prej vitesh ajo është bërë pjesë e ekranit, dhe tashmë ka nisur të shijojë disa kënaqësi të tjera nga puna, krahas atyre në televizion.

Albana Osmani thotë se do të dalë në “shitje”, pasi me tiparet e saj është krijuar një kukull 3D.

Ndërsa poston në Instagram një fotografi selfie në pasqyrë ajo tregon se të ardhurat nga shitja e kukullës “Albana” do të shkojnë për bamirësi.

Ja postimi i plotë i saj: “Më thanë që ishin bërë ca kukulla të vogla në 3D, tani kanë ardhur në Shqipëri nga një kopje e vetme. Gjithsej 5 të tilla! U gëzova shumë kur më thanë do të takojmë të japim kukullën “Albana”. Gati qesha me të madhe. Me vete mendova motra ime ka qenë më e bukur se unë tërë jetën, asaj i thoshin kukulla tërë njerëzit, mua më donin për radhën e bukës. Këto kukulla do shiten online dhe çdo fitim do shkojë për bamirësi. Në ato momente më rrahu zemra! Mendova sërish motra ime del fituese se edhe kur më thirrën kukull më bënë për t’më shitur. Në të vërtetë zemra më rrahu nga gëzimi.. Sepse me çdo gjë timen dhe çfarë përfaqësoj do gëzoj me shpirtin plot nëse i shërbej minimalisht një fëmije, një zonje apo zotërie kudo në një cep të vendit tim.. Do ju njoftoj sapo të kem në duar produktin që do ju sensibilizojë, shpresoj të gjithëve!!! P.S motra do blejë kukullën me zor dhe madje do e mbajë mbi televizor”, ka shkruar prezantuesja e njohur.



Exit mobile version