Ajo mund të jetë pjesë e një emisioni i cili ka treguar rezistencë të fortë ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë, por prezantuesja e Fiks Fare, me sa duket jashtë ambienteve të Topit, ka jetën dhe miqësitë e saj.
Në këtë atmosferë të ngjan prania e Albana Osmanit ditën e sotme në zyrat e PD-së, ku bukuroshja e ekranit, shfaqet në krah të ish-zëdhënëses, Oriela Nebijaj.
Por, gjithnjë e më shumë partitë politike në vend po mbledhin rreth vetes bukuroshe profesioniste.
Mos ndoshta kjo vizitë e prezantueses së Top Channel në PD, ka lidhje me ndonjë ftesë për t’iu bashkuar opozitës?