Telegrafi

Alban Veseli shijon kohën me familjen pas lëndimit të pësuar (Foto)

Superylli i KB Pejës dhe reprezentuesi i Kosovës, Alban Veseli, po shijon kohën me familjen e tij.

Basketbollisti kryesor i Pejës u lëndua në ndeshjen e zhvilluar të premtën e kaluar ndaj KB Rahovecit në Gjakovë, prej ku u largua pas vetëm dy minutash lojë pas një dëmtimi të pësuar në nyje, mësojnë burimet e Telegrafit.

Ky lëndim e ka lënë basketbollistin jashtë parketit derisa të rikuperohet plotësisht.

Alban Vesei dhe djali i tij. Foto: InstaStory

Dhe, kohën e lirë Albani po e shijon me gruan dhe fëmijët e tij, me të cilët është parë në Prishtinë duke shijuar momente të mrekullueshme në rrezet e diellit.

Për Veselin ky është pushimi më i gjatë i këtij sezoni pas orarit të stër-ngarkuar të ndeshjeve që pati klubi i tij, KB Peja.

Veseli dhe KB Peja vazhdojnë të jenë në garë në Ligën Ballkanike dhe Superligë, por ende nuk është e qartë kur do t’i kthehet aksionit basketbollisti i njohur për gjuajtjet e tij nga vija për tri pikë. /Telegrafi/