Edhe pse u shpall kampion me Pejën, pjesëmarrja e bardhekaltërve në Ligën Ballkanike në sezonin e ardhshëm e ka joshur atë që t’i bashkohet ekipit kryeqytetas.
“Jam i lumtur që po kthehem në Prishtinë, në ekipin ku kalova pjesën më të madhe të karrierës, aty ku u rrita”.
“Prishtina është ekipi i vetëm që në edicionin e ri do të marrë pjesë në garat ndërkombëtare dhe kjo më shtyri të kthehem”, ka deklaruar Veseli në një konferencë për shtyp, ndërsa transmeton Express. /Telegrafi/