“Sarajevo Film Festival” është një ndër festivalet më të mëdha në Ballkan si dhe në Evropën Juglindore.
Festivali siparin do ta hap më 10 gusht dhe do të zgjasë tetë ditë, përkatësisht deri më 18 gusht.
Nikoqir i ceremonisë hapëse të edicionit të 24-të të festivalit që mbahet në kryeqytetin e Bosnjës, do të jetë aktori shqiptar, Alban Ukaj.
Kështu ka bërë të ditur ueb-faqja zyrtare e festivalit teksa ka dhënë edhe një histori të shkurtër të aktorit tonë.
Ai ka lindur në vitin 1980 në Prishtinë. Ai u regjistrua në Akademinë e Arteve Dramatike në Prishtinë, në klasën e profesor Faruk Begollit. Në vitin 2001, ai vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Performimit në Sarajevë dhe u diplomua në vitin 2006, në klasën e profesor Aleksandar Jevgjeviq.
Si aktor, ai ishte i angazhuar në shfaqjet e prodhuara nga MESS, Teatri Kombëtar në Sarajevë, Teatri i Dhomës ’55, Teatri Rinor Sarajevë.
Ai disa herë u shpall aktori më i mirë në festivalet e teatrit në Bosnje dhe Herzegovinë dhe në rajon.
Fitoi çmimet kryesore në “Karlovy Vary Film Festival” me filmin “Bota”, si dhe “Martesa” të Blerta Zeqirit, fitoi çmimin “Tallinn Black Nights Film Festival”.
Ukaj është anëtar i përhershëm i Ansamblit të Teatrit të Luftës në Sarajevë (SARTR). Ai ishte regjisor i filmit të parë të shkurtër “HORSE”, të cilit gjithashtu ia shkroi edhe skenarin.
Ai është bashkë-themelues i shoqatës për promovimin dhe eksplorimin e arteve interpretuese në Bosnjë dhe Herzegovinë, “Kontakt”. Ukaj aktualisht punon në filmin e tij të dytë të shkurtër. /Telegrafi/