Alban Skenderaj nuk e kemi parë kurrë të tallet apo të përbuzë.
Por, kësaj radhe këngëtari ka zgjedhur që të tallet me vetveten.
Një kartolinë e bërë me rastin e një prej koncerteve të Albanit në Prishtinë shihet këngëtari paksa i deformuar dhe ai ka zgjedhur të bëjë humor, transmeton Telegrafi.
“Ky tipi që duket si i marr nga ndonjë Cartoon japonez duhet të jem unë”, ka shkruar Albani në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, këngëtari është duke punuar projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/