Miriam Cani dhe Alban Skenderaj, janë çifti më i njohur për të cilët nuk flitet shpesh për jetën e tyre private.
Miriam Cani dhe Albani janë prindër të një vajze të quajtur Ameli.
Vajza e tyre ka më shumë se dy vite nga ardhja në jetë, prindërit e saj në dyvjetorin e saj i bënë dhe një këngë mjaft prekëse të titullar ”Dhuratë”.
I ftuar në ”Wake up” të Top Channel, këngëtari tregoi se në fillim donte të bëhej baba i një djali.
”Në fillim e kisha pak këtë… çun, do ta mbaja me vete, ta çoja në kurs, në futboll”, tha ai duke shtuar më pas se e ka pranuar me shumë sportivitet lindjen e vajzës.
”Për ne njerëzit e artit, vajza të shkrin fare, prandaj bëhuni gati,” përfundoi ai.
Albani pritet të sjellë shumë shpejt projekte të reja të tij.