Çifti së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të dytë.
Fjala është për kantautorin e njohur shqiptar, Alban Skënderaj dhe parteren e tij, Miriam Cani, ndërsa në qershor të këtij viti në koncertin e artistit në Prishtinë, bënë të ditur se po bëhen prindër për herë të dytë, pasi ata kanë një vajzë të quajtur, Amelia.
Ndërkohë, dyshja janë thuajse gjithnjë së bashku dhe nuk hezitojnë asnjëherë ta shprehin dashurinë e madhe që e kanë për njëri-tjetrin.
Njëherësh, Miriami e Albani janë shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, ku publikojnë fotografi të ndryshme nga jeta e tyre, duke mos munguar edhe momentet veçanta.
Së fundmi, Albani në Instagram e ka publikuar një fotografi të bukur pranë Miriamit, e cila shihet duke i dhuruar një puthje atij. “Është koha te duhemi”, ka shkruar 37-vjeçari poshtë fotografisë së publikuar në rrjetin social, Instagram.
Ndonëse janë të lidhur prej vitesh, të njëjtit e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në maj të këtij viti në ishujt luksozë Maldive. /Telegrafi/