Site icon Telegrafi

Alban Skenderaj publikon klipin e ri ku nuk shfaqet fare ai

Alban Skenderaj ka sjell projektin e ri muzikor në tregun shqiptar.

“Imagjino”, titullohet kënga e re, të cilin e ka shoqëruar me videoklip.

Këtë të fundit e ka realizuar video kompania e mirënjohur, Max Production.

E veçanta e videos është se bashkëshorti i Miriam Canit, Albani për asnjë moment nuk shfaqet në videon ndërsa hapësirë iu ka dhënë pastruesve të rrugëve, punonjësve në pastiçeri e fabrika, elektricistëve, shitësve në treg të gjelbër dhe njerëzve të zakonshëm.

Ai për këtë këngë të re ka bashkëpunuar me Dj e famshëm shqiptar, Sardin.

Kënga e re është krijim i Alban Skenderaj, ndërsa për tekstin është kujdesur vetë Skerdi.

Ndryshe, këngëtari ka paralajmëruar se do të sjell edhe këngë të tjera gjatë këtij viti. /Telegrafi/

 

Exit mobile version