Këngëtari i njohur, Alban Skenderaj, fillon turneun e tij dimëror në vendin tonë të shtunën (14 dhjetor), në hapjen e një prej klubeve më të mëdha në vend, Hangover Club.
Lajmi është konfirmuar nga vet Alban Skenderaj, që në rrjetet sociale u shpreh i ngazëllyer për paraqitjen e tij skenike të radhës.
Për hapjen e Hangover Club, edicionin e pestë dimëror, janë kryer të gjitha përgatitjet dhe pritet një shoë i jashtëzakonshëm.
Po ashtu, pritet një performancë epike e Alban Skenderaj, për të cilat edhe njihet ai, të hiteve të mëdha që kanë shënuar historinë e muzikës moderne shqiptare.
Hangover Club hapet të shtunën nga ora 22:00 në Gjakovë, në hapësirën dimërore te hotel “President”.
Një nga klubet më të mëdha në Kosovë gjatë verës e konfirmoi këtë epitet me klubin në ambient të hapur, që është një prej hapësirave më atraktive në janar.
Telegrafi vazhdon të jetë partner medial i Hangover Club.