Telegrafi

Alban Skenderaj: Ju rrëfej frikën më të madhe që kam në jetë (Video)

Këngëtari Alban Skenderaj është i adhuruar nga të gjithë publiku shqiptar për zërin e tij dhe këngët e mrekullueshme që na ka dhuruar ndër vite.

I ftuar në një nga klubet e Tiranës, Albani ka dhënë një intervistë për Report Tv, në emisionin “Dasara Show”.

I pyetur nga da’Sara, se nëse ka ndonjëherë frikë pasi i ka arritur të gjitha në jetë, një karrierë të suksesshme, familje të mrekullueshme. Albani nuk ka nguruar të thotë se “Po, ka frikë. E kam shpesh këtë frikë, edhe fatkeqësisht jam një tip që nuk gjej shumë lehtë paqe. Por mundohem të shijoj këtë që kam sepse në fund të fundit nuk kam pak. Por kur je artist je pak i trazuar, edhe sikur je në mungesë të diçkaje dhe ke një ankth që të përcjell gjithë jetën”.

Ky i fundit ka folur gjithashtu për vajzën e tij, e cila ka ndryshuar jetën e një prej këngëtarëve më të mirë që ka Shqipëria.

Kantautori ka treguar gjithashtu se me këngët e tij merret vetë ai personalisht. Çdo gjë është e realizuar nga ai, si teksti dhe muzika.