Kënga me muzikë dhe tekst të Albanit dhe me aranzhim të tij në bashkëpunim me Elgit Dodën arriti të mposhtë konkurrentë, si Aleksandër & Renis Gjoka dhe Juliana Pasha, të cilët u renditën në pozitat dy dhe tre, respektivisht.
Kënga e shumëpëlqyer, “Ngjyra e kuqe”, e Adrian Gaxhës në bashkëpunim me Florianin rrëmbeu çmimin e internetit si kënga më e shikuar, e cila deri më tani është shikuar më shumë se tre milionë herë në YouTube.
Në votimin e artistëve, kënga “Ngjyra e kuqe” grumbulloi 551 pikë dhe u rendit e shtata.
Në dhjetë vendet e para, ishin dy këngëtarë nga Kosova – Vedat Ademi (vendi i katërt) dhe Eliza Hoxha (vendi i dhjetë).
Juliana Pasha përveç vendit të tretë mori edhe çmimin për vokalin më të mirë. Rezarta Shkurta mori çmimin televiziv.
Andos ishte kantautori më i mirë, ndërsa Eliza mori çmimin e kritikës. Rozana Radi u vlerësua për interpretimin më të mirë, ndërsa Aleksandër dhe Renis Gjoka morën çmimin ‘Best Rock’. /Telegrafi/