Site icon Telegrafi

Alban Skënderaj feston ditëlindjen e 40-të, Miriam Cani i bën dedikimin romantik: Dashuria e jetës time, ti je bota për mua

Kantautori, Alban Skënderaj mbetet ndër artistët më të njohur dhe më të pëlqyer shqiptar.

Ndër vite, Albani ka ndërtuar një karrierë të suksesshme, me shumë projekte e hite që akoma vazhdojnë të dëgjohen.

Ndërsa, sot (e mërkurë) është një ditë e veçantë për këngëtarin nga Shqipëria, kjo pasi ai po feston ditëlindjen.

Foto: Miriam Cani/Instagram

I lindur më 20 prill 1982, Skënderaj sot mbush plotë 40 vjet, teksa nuk kanë munguar as urimet për të në këtë ditë.

Ishte bashkëshortja e tij, Miriam Cani e cila bëri një dedikimi romantik përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Urime ditëlindja për mashkullin e ëndrrave të mia dhe dashurinë e jetë time. Ti je bota për mua”, a shkruar Miriam në mbishkrimin e një fotografie të Albanit.

Lexo po ashtu “Ndalma”, Alban Skenderaj dhe Lyrical Son publikojnë klipin e ri

Ndërkohë, Albani mbetet aktiv me projekte muzikore, pak ditë më parë ka lansuar bashkëpunimin me reperin, Lyrical Son “Ndalma”. /Telegrafi/

Exit mobile version