Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Alban Skënderaj, sot (e hënë) feston ditëlindjen e 38-të.
Duke qenë se është i vetë-izoluar në shtëpi, ai me këtë rast ka pranuar urime të shumta nga miqtë, familjarët e po ashtu edhe nga fansat e tij.
Megjithatë, artisti së fundmi ka ndarë një portret familjar përmes të cilit tregon se është i bekuar me familjen e gjithashtu edhe me fansat, të cilët nuk e kanë harruar as ditën e sotme.
“Në ditë si kjo ndërgjegjësohem dhe reflektoj pak më shumë se zakonisht dhe është më e kthjellët dhe e fortë ndjesia se dhuratat më të çmuara e që më lumturojnë më së tepërmi janë së pari në këtë foto, janë familjarët e miqtë e mi, e pastaj jeni ju”.
“Po, ju që ndoshta nuk ju njoh personalisht por që në një mënyrë apo tjetrën jeni pjesë e pashmangshme dhe patjetër e bukur e jetës time tashmë. Ju faleminderit për të gjitha urimet dhe mesazhet, videot e dedikimet fantastike. Ju përqafoj shumë përzemërsisht”, ka shkruar ndër tjerash Skënderaj.
Përkundër viteve të shumta në skenë, Albani vazhdon të jetë shumë i admiruar nga audience shqiptare, për hitet që tashmë ka krijuar.
Ai numëron dhjetëra projekte të suksesshme dhe çdo këngë e tij dëgjohet me shumë nostalgji. /Telegrafi/