Telegrafi

Alban Skenderaj emërohet Ambasadori i parë i gjuhës italiane në Shqipëri

Foto: Alban Skënderaj/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, është një ndër artistët më të nderuar në Shqipëri.

Së fundmi, ai e ka pasuruar karrierën e tij të suksesshme muzikore edhe me një tjetër mirënjohje.

Foto: Alban Skënderaj/Instagram

Këngëtari Skënderaj është shpallur nga Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cullito, si ambasadori i parë i gjuhës italiane në Shqipëri.

“Faleminderit ambasadorit Alberto Cullito dhe Ambasadës Italiane në Shqipëri e cila më nderoi si të parin Ambasador të gjuhës italiane në Shqipëri. Një shembull miqësie, integrimi dhe respekti reciprok i dy popujve tanë”, ka shkruar Albani në Instagram.

I njëjti, ka publikuar një sërë imazhesh nga momenti kur është dekretuar me një çmim të tillë.

Për këtë sukses, ai ka marrë urime të shumta nga ndjekësit e tij, si dhe plot emra të njohur nga fusha e artit, që janë miq e kolegë të këngëtarit. /Telegrafi/

Foto: Alban Skënderaj/Instagram