Site icon Telegrafi

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani bëhen prindër për herë të dytë

Kantautori i njohur shqiptar, Alban Skënderaj dhe partnerja e tij, Miriam Cani, sot (e martë), u bënë prindër për herë të dytë.

Çifti njoftuan ardhjen në jetë të djalit të tyre përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram.

Dyshja postuan fotografi dhe shkrime të njëjta që tregojnë se janë mjaft të lumtur dhe zbulojnë se si erdhi deri tek emri i tij i veçantë, Duam.

“Mire se erdhe ne jete Duam. Ne do te duam deri sa fryme me te mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin. Gjithmone me shume se dje e me pak se neser. Ndoshta nuk te falim dot nje kurore por ti do jesh perjetesisht Princi jone Duam. Do bejme gjithcka qe eshte ne doren tone qe ti te rritesh me shendet, qe ti te rritesh me dinjitet. Te perqafosh te miren dhe te luftosh padrejtesite. Te jesh tolerant, i duruar por i guximshem dhe i vendosur kur duhet. Te dish nga ke ardhur dhe ku do te shkosh. Te jesh vetvetja dhe gjithmone krenar per veten. Te duash e te te duan”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Alban Skenderaj

“Eshte detyrim moral ndaj jush qe na keni dhuruar dashuri e keni qene pjese e gezimeve dhe hidherimeve tona te ndajme arsyen pse zgjodhem kete emer edhe pse mund ta imagjinoni.
Duam (pervec se nje fjale e embel, e paster dhe kuptimplot shqipe) vjen nga emri i kenges me te cilen ne kurorezuam martesen tone para pak muajsh, dite e cila perkon me momentin e paharrueshem kur zbuluam qe Duam-i kishte nisur rrugen e tij per te ardhur ne jete. Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kenduar cdo dite ate kenge ndaj e kemi ndjere gjithmone shume edhe si kengen e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tane si prinder jane aty ne mes si nje shtylle ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund te mbeshteten gjithmone. Mire se vjen ne familje biri jone”, ka shkruar mes të tjerash në postimin e tij Skënderaj.

Albani dhe Miriami veç djalit të porsalindur kanë edhe një vajzë së bashku të quajtur, Amelia. /Telegrafi/

Exit mobile version