Telegrafi

Alban Skënderaj dhe Elinel publikojnë duetin “Boll”

Dy artistët të njohur janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për Alban Skënderaj dhe Elinl të cilët kanë publikuar bashkëpunimin “Bol”.

Kënga është shoqëruar dhe me videoklip për të cilin është përkujdesur produksion “Smart Motion”.

Foto: Alban Skenderaj/Instagram

Producent i këngës është Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga vetë artistët që u përkujdesën edhe për melodinë.

Ndërsa, miksimi dhe mastersimi u realizuan nga Lorenc Aliaj.

Foto: Alban Skenderaj/Instagram

Ky bashkëpunim i radhës për Albanin vjen pas atij me reperi MC Kresha “Iluzion”.

Lexo po ashtu Alban Skënderaj dhe Elinel paralajmërojnë duetin “Boll”

Ndërkohë, edhe kënga e fundit e Elineli është dueti me artisen e re Ya Nina “Rich”. /Telegrafi/