Telegrafi

Alban Skenderaj dhe 2Ton kryesojnë top listën e Top Awards

2Ton dhe Alban Skenderaj (Foto:Instagram/albanskenderaj)

“Drejt në Zemër”, titullohet një prej projekteve më të pëlqyera të kësaj kohe nga këngëtarët Alban Skenderaj dhe 2Ton.

Kjo këngë e cila është publikuar para pak javëve në platformën, YouTube deri më tani ka mbledhur afro katër milionë shikime.

Me këtë projekt dyshja kanë arritur të sigurojnë shumë përkrahje nga adhuruesit e saj. Kështu, ata vazhdojnë të kryesojnë në top listën e Top Awards, një top listë që bazohet nga votat e fansave.

Në vendin e dytë është akoma “Menemadhe” e Ledrit, Mc Kreshës dhe Lyrical Son kurse në vendin e tretë është “Aje” bashkëpunimi i suksesshëm i Ledrit dhe Taynës.

Nga ana tjetër, artistët shqiptarë janë duke punuar vazhdimisht që të sjellin projekte dhe bashkëpunime të reja gjatë sezonit të verës.

Top Awards

Top Awards