“Drejt në Zemër”, titullohet një prej projekteve më të pëlqyera të kësaj kohe nga këngëtarët Alban Skenderaj dhe 2Ton.
Kjo këngë e cila është publikuar para pak javëve në platformën, YouTube deri më tani ka mbledhur afro katër milionë shikime.
Me këtë projekt dyshja kanë arritur të sigurojnë shumë përkrahje nga adhuruesit e saj. Kështu, ata vazhdojnë të kryesojnë në top listën e Top Awards, një top listë që bazohet nga votat e fansave.
Në vendin e dytë është akoma “Menemadhe” e Ledrit, Mc Kreshës dhe Lyrical Son kurse në vendin e tretë është “Aje” bashkëpunimi i suksesshëm i Ledrit dhe Taynës.
Nga ana tjetër, artistët shqiptarë janë duke punuar vazhdimisht që të sjellin projekte dhe bashkëpunime të reja gjatë sezonit të verës.
Top Awards