Telegrafi

Alban Skënderaj me dedikim të veçantë për vajzën në ditëlindjen e tetë, teksa uron edhe Ditën e Flamurit

Foto: Screenshot/Instagram

Ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen vajza e Alban Skënderajt dhe Miriam Canit, Ameli.

Ajo mbush plot tetë vjet jetë dhe me këtë rast nuk mungoi një urim special nga i ati, artisti i mirënjohur.

Ai ka zgjedhur një video e disa fotografi për të uruar të bijën, duke qenë se sot shënohet edhe 111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtari njëherësh ka uruar edhe të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Alban Skenderaj

Postimi i plotë i Albanit (pa ndërhyrje):

“Ishte si sot mengjes, 28 nentor, 2018 kur ti beheshe 3 vjeçe dhe festonim bashke ditelindjen tende dhe Festen e Flamurit!

Sot ti behesh 8 dhe une nostalgjik, reflektoj per kohen qe si nje perplasje qepallash kalon pa ndjere dhe pa kuptuar!

Uroj shume te jetoj me vetedije cdo sekonde, cdo minute, cdo dite, muaj e vit te jetes tende duke qene aty, dore per dore apo ne sfond duke te pare se si rritesh, gezon dhe pergatitesh per sfidat e jetes!

Te do babi shume

Gezuar Festen e Flamurit miq, uroj ta nderojme Shqiperine e te jemi shtetas te denje duke u perkujdesur per te, ashtu sic ajo na nderon me historine e pasur dhe bukurite e saj”. /Telegrafi/