Telegrafi

Alban Skënderaj me dedikim emocional për bashkëshorten: Pa ty asgjë s‘do ishte e mundur!

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani (Foto: Instagram)

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më të pëlqyera në estradën shqiptare.

Dyshja, të cilët janë në një romancë dashurie për më shumë se një dekadë, vazhdojnë të jenë të preferuarit e publikut.

Duke qenë se janë mjaft aktivë edhe në rrjetet sociale, ditën e sotme (e diel) të njëjtit kanë marr vëmendje me fotografitë e përbashkëta që kanë sjell.

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani (Foto: Instagram)

Ka qenë vet Albani, ai i cili ka ndarë dy imazhe pranë bashkëshortes njëherësh këngëtares Miriam Cani dhe i ka bërë një dedikim të veçantë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Alban Skenderaj

“Pa ty asgjë s’do të ishte e mundur. Të dua”, ka shkruar ai.

Dyshja ndërkohë kurorëzuan dashurinë me martesë në prill të vitit të kaluar.

Ata kanë dy fëmijë së bashku: një vajzë të quajtur, Amelia dhe një djalë që e pagëzuan me emrin Duam. /Telegrafi/