Telegrafi

Alban Rexhepi kompleton kalimin te skuadra e Burrelit

Alban Rexhepi është lojtari më i ri i skuadrës nga Shqipëria, Burrelit.

Lojtari që ishte pjesë e shumë skuadrave nga Superliga e Kosovës, ka vendosur që karrierën e tij të vazhdojë në kampionatin shqiptar.

I kënaqur me këtë lëvizje ka qenë edhe vet futbollisti Rexhepi, i cili për Gazetën Sheshi deklaroi se ai ka pasur shumë oferta nga Kosova, mirëpo e joshi projekti i trajnerit Nikaj.

“Kam arritur marrëveshje me ekipin e Burrelit. Projekti dhe objektivat e klubit më kanë bindur që të vija këtu edhe pse kam pasur oferta nga shumë klube në Kosovë”, ka thënë ai.

“Trajneri Samuel Nikaj me të cilin kam punuar në Vushtrri ishte gjithashtu një arsye përse vendosa të vija këtu. Shpresoj që së bashku me të, me ndihmën e bashkëlojtarëve dhe mbështetjen e drejtuesve të klubit të arrijnë objektivat”, ka shtuar më tej Rexhepi.